Nga Sali Berisha
Heshtje kriminale e ndrikull Manasterliut dhe narkoshtetit per helmimin e mbi 106 qytetareve ne Bulqizes!
Numeri i te helmuarve rritet çdo ore!
Te dashur miq, qe dje Bulqiza dhe qytetaret e saj perjetojne nje situate te rrezikshme me aspekte dramatike. Gjate 24 oreve te fundit jane paraqitur prane sherbimit shendetesor mbi 106 qytetare te te gjitha moshave te helmuar dhe jo pak prej tyre ne gjendje te rende.
Shkaqet e ketij helmimi jane te paqarta.
Prinder te femijeve te helmuar akuzojne per mundesine e helmimit te ujit ne depo. Mjeket dhe infermieret e Bulqizes jane perpjekur te ndihmojne me te gjithe mundesite e kufizuara te tyre te semuret e helmuar.
Me kete rast uroj nga zemra sherim te shpejte qytetareve te helmuar por denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te autoriteteve qendrore ndrikull Manasterliut, Vasal Kimikut, te cilet ndonese jane 106 qytetare te helmuar dhe numeri i tyre vazhdon te rritet, nuk kane dhene asnje njoftim per kete ngjarje te rende. Kjo sepse ne psikologjine e skizoidit çdo lajm negativ dhe mbartes i tij eshte armiqesor dhe armik qe duhet mbuluar me harrese! Turp! sb