Vdiq në krye të detyrës, Kryemadhi: Ngushëllimet e zemrës e të shpirtit për familjen e Zarife Hasanajt

Hënë, 06 May 2019 15:01

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për integrim ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ushtarakes shqiptare në Letoni.

Ja measzhi i saj i plotë

Me peshën e dhimbjes sa një mal, mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Zarife Hasanajt, vajzës me uniformën e shenjtë të ushtarakut shqiptar, dhe të plagosjes së major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapaj, teksa shërbenin në kuadër të misionit të NATO-s në Letoni!

Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes së Zarifes, por edhe me dhembjen e të gjithë Forcave tona të Armatosura, iu shpreh atyre ngushëllimet e zemrës e të shpirtit si nënë e si grua, e lutem që Zoti t’iu japë forcë ta përballojnë dhimbjen e madhe për humbjen vajzës së tyre, e cila me aktin e vet heroik të rënies në krye të detyrës nën flamurin shqiptar në përbërje të forcave të NATO-s, bëhet engjëlli shqiptar i paqes dhe dëshmorja e kombit shqiptar në panteonin e dëshmorëve të NATO-s, duke na dëshmuar të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon përmes sakrificash sublime!
Lutem për të e shpirtin e saj.
U prehtë në paqe e i ndrittë shpirti!

Lutem edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur që të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre!

Shqipëria e të gjithë ne bashkë me dhimbjen, ndjejmë krenarinë që i japin flamurit tonë kombëtar dhe emrit të Shqipërisë bijat e bijtë e rritur me dashurinë për atdhe e p?r flamur!

Zoti i bekoftë!

 

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...