Lidhur me shpërthimin në Letoni, në të cilin humbi jetën nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj ndërsa dy të tjerë u plagosën, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, ai ngushëllon familjen për hymbjen e vajzës.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:
Mesazh ngushellimi!
Miq, ushtarakja Zarife Hasani dha jeten ne permbushje te detyres saj ne nje vend aleat te Natos ne Letoni.
Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te Zarifes shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te saj dhe lutem zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i bijes se tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!
Gjithashtu ju uroj nga zemra sherim te plote dhe te shpejte dy ushtarakeve tane qe mbeten ne kete rast te plagosur!