Zyrtari austriak i kujton Ballës kriminelët që favorziohen nga qeveria, a mendoi Taulanti për Edmond Begon?

Hënë, 06 May 2019 21:29

Kreu i grupit të partisë Sebastian Kurtz i kujton Ruçit e Ballës drogën, baronët e krimit dhe azilkërkuesit

Kryetari I grupit të partive popullore të Kancelarit të Austrisë, Reinhold Lopatka ka patur një takim me kryetarin e parlametit të Shqipërisë Gramoz Ruci dhe kryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Në një njoftim të shpërndarë sot nga zyra e shtypit të Kuvenit, takimi Rucit dhe i Ballës me zyrtarët e lartë të Parlamentit të Austrisë është shitur si një aktivitet i suksesshëm dhe si garanci se Austria do të lobojë pro celjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Madje në takimin që Gramoz Ruci dhe Taulant Balla ka patur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Popullore të kancelarit Kurtz, Reinhold Lopatka është raportuar se ky i fundit është shprehur vetëm kaq: “Lopatka- Ruçit: Austria, urë për të bashkuar BE me Ballkanin Perëndimor. Lopatka-Ruçit: Të gjitha grupet parlamentare pro negociatave me Shqipërinë”.

Por edhe njëherë është zbuluar pak orë pas gënjeshtrës së rradhës se e vërteta e këtyre takimeve e sidomos ajo mes kreun e grupit të PP së kancelarit Kurtz ka qenë një “siklet” i vërtetë për Gramoz Rucin dhe Taulant Ballën. Sic mund të shikohet edhe ne postimin e bërë nga vetë zoti Reinhold Lopatka, ky i fundit ka rreshtuar një seri sfidash që e presin Shqipërinë pëpara se të celë negociatat. “Shkëmbim pikëpamjesh me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruci. Raportet ndërmjet dy vendeve janë shumë mira.

Por gjithësesi, Shqipëria përballet me sfida të mëdha si trafiku i drogës, krimi, korrupsioni dhe papunësia e madhe tek të rinjtë”. Sic mund të shikohet qartë edhe në këtë postim të deputetit austriak Reinhold Lopatka, ndryshe nga sa raportohet në Tiranë në asnjë fjalë nuk flitet për mundësinë e celjes së negociatave për Shqipërinë, por vetëm për damkat e këqija që Shqipëria ka përfituar gjatë 6 viteve të qeverisjes së Edi Ramës bashkë me Gramoz Rucin e Taulant Ballën. Për këtë të fundit qartazi takimi ka qenë edhe më i sikletshëm, për aq kohë se deputeti i partisë së Kancelarit Kurtz nuk ka folur me emra të përvecëm si fjala vjen, Edmond Bego.

Screenshot_6.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...