VIDEO/ FNSH i zbrazi dy bombula me gaz, humbi ndjenjat, banori i Astirit flet nga spitali

Tuesday, 07 May 2019 15:45

Partia Demokratike ka publikuar videon e banorit të Astririt Astrit Sadikaj, i cili u dhunua rëndë nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat.

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Ish-deputetja Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.

Video

Login to post comments