Vasili: Për negociatat, gënjeshtari global shqepi dynjanë me rrena

Tuesday, 07 May 2019 17:30

Ish-kreu i ish-grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, ka rikujtuar deklaratën nga Kryeministri Edi Rama, se Shqipëria ka marrë datën për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE. Vasili thotë se Rama vetëm mashtron për Integrimin e Shqipërisë në BE. ”Një vit më parë falenderonte Europën për mirekuptimin më të madh që mund të mendohej dhe që i kishte dhënë Shqipërisë. Ndërsa sot ankohet për keqkuptim të madh të Europës ndaj Shqipërisë që po e bën viktimë të lojërave politike”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Ne 29 qershor 2018, gënjeshtari global Edi Rama deklaronte datën e hapjes së negociatave, lexoni:

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar! Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë! Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon!” shkruan zoti Rama.

Sot në 7 maj 2019, gënjeshtari global Edi Rama, me ambasadorët në Javën e Europës, jargavitet e lutet e thotë për negociatat e pahapura, lexoni:

“Sigurisht kjo është përgjegjësi e shqiptarëve, përgjegjësi e të gjithë përfaqësuesve të tyre politikë, por ka diçka shumë të rëndësishme që ju, vendet tuaja kanë në dorë, ta nxjerrin çështjen e integrimit dhe të negociatave nga loja politike, duke i hapur negociatat”.

Po gënjeshtari Global dekoroi nje vit më parë edhe katër ambasadorë për “suksesin” imagjinar të hapjes së negociatave. Një vit më parë falenderonte Europën për mirekuptimin më të madh që mund të mendohej dhe që i kishte dhënë Shqipërisë. Ndërsa sot ankohet për keqkuptim të madh të Europës ndaj Shqipërisë që po e bën viktimë të lojërave politike. Po a ka turp ky mor aman qe genjen kaq shumë? Kush e beson më ne Shqiperi Edi Ramen kete Genjeshtar Global do te thote qe e konsideron vehten hiç me shume se nje budalla global!!

Login to post comments