Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe se rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sa ka nisur.
“Në javët e ardhshme do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Do të përcaktohet fati i atyre që janë fëmijë 5 dhe 10 vjeçarë. Forcën për ta përcaktuar këtë nuk e kanë Bajrët, as Avdylët, Çelët, Sanxhaktarët, Shullazët. Për herë të parë forcën sesi do të jëtë Shqipëria, nuk e ka Edi Rama, i lidhur me këta kriminelë. Për herë të parë fuqia e frikës si instrument sundmi i Edi Ramës, përçarja si mjet sundimi, helmi i gjuhës mashtruese të propagandës boshe, nuk e ka fuqinë, për të vendosur si do të jenë 5, 10, 15 vitet e ardhme”, tha ndër të tjera Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës sot në Shkodër
Programi dhe vendosmëria jonë për të zbatuar paketën antimafia, na mundëson që paratë që kanë vjedhur, pasuritë që kanë vënë mbi shpinën e shqiptarëve duke i grabitur, do t’u konsifkohen dhe do t’i kthehen qytetarëve. Rruga për një transformim të thellë politik dhe ekonomik vetëm sa ka nisur. Gjymën e rrugës e kemi bërë së bashku. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe kjo është fitorja e parë e bashkimit tonë popullor.
Kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme janë akoma të pagarantuara dhe kjo është gjysma tjetër që na thërret. Shumë keni dhënë këto 6 vite dhe më shumë këto 11 javë. Me lodhje, me presion policor, me hakmarrje politike ndaj jush, por ju i keni dhënë zemër gjithë kombit. Jemi në hapat e fundit të kësaj maratone.
Në javët e ardhshme do të përcaktohet fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme. Do të përcaktohet fati i atyre që janë fëmijë 5 dhe 10 vjeçarë. Forcën për ta përcaktuar këtë nuk e kanë Bajrët, as Avdylët, Çelët, Sanxhaktarët, Shullazët. Për herë të parë forcën sesi do të jëtë Shqipëria, nuk e ka Edi Rama, i lidhur me këta kriminelë. Për hërë të parë fuqia e frikës si instrument sundimi i Edi Ramës, përçarja si mjet sundimi, helmi i gjuhës mashtruese të propagandës boshe, nuk e ka fuqinë, për të vendosur si do të jenë 5, 10, 15 vitet e ardhme. Për herë të parë, fatin për të përcaktuar të ardhmen, e keni ju.
Me besim dhe qartësi, jo me zemërim, jo me mllef megjitheëse keni të gjtihë arsyen për te qenë, por me shpresë e besim, duke bashkuar çdo demokrat, opozitar e shqiptar në një oqean shorese, që nuk do t’i bëjë dot ballë asnjë mur tiranie as në 11 maj, as në 30 qershor.
Të vendosur për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe demokracinë, atyre qe nuk e kanë kuptuar, u them: thirrini mendjes. Kjo betejë nuk do të mbarojë me humbjen e popullit shqiptar, qeverisja nuk do t’u takojë kriminelëve. Është ora e shqiptarëve të ndershëm, punëtorë e europianë.”