Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja e paralajmëroi sot Edi Ramën se po shkel vijën e kuqe me arrestimin e deputetëve. Ai iu referua arrestimit të paprecedent arrestimin e Klevis Balliut në atë që ai e quajti jo protestë e banorëve të Unazës së re, por revansh të [policisë mbi shqiptarët që ngrihen kundër regjimit.
Një pjesë e deklaratës së Aulon Kalasë në “FaxNews”
Aulon Kalaja: Sot nuk është bërë protestë, sot është bërë një revansh nga ana e policisë sic e shikojmë edhe nga pamjet filmike. Kam përshtypjen se sot duhet të dënohej Klement Balili e jo Klevis Balliu, do jetë për ndonjë gabim. Në rast se Klevis Balliu është e keqja e Shqipërisë atëherë shpëtuam, por nuk është kështu. Dua të them se Rama tani po shkel vijën e kuqe sepse ka arrestuar një deputet sot, jo ish-deputet.
Arrestimi i deputetëve nuk është një kambanë e mirë. Ne kemi nevojë për reflektim nga Edi Rama, të pranojë se ne jemi në krizë politike. Rama kam përshtypjen se është ën orët e tij haluçinante ose në ndikimin e ndonjë droge.