Rama, dëmtuesi më i madh i pronës në Europë, akuzon Klevis Balliun për “dëmtim prone”

E mërkurë, 08 May 2019 10:56

Dje prokurori i përgjithshëm në detyrë, njëkohësisht edhe oficer i gatshëm i policisë gjyqësore, Edi Rama, duke kujtuar kohërat kur organi i hetimi ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nënshkroi akuzat ndaj Klevis Balliut. Akuzat ishin: “organizim dhe pjesëmarrje në mitingje të paligjshme”, “prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “pengimi i mjeteve të transportit”, “kundërshtimi i punonjësve të policisë”, “shkatërrimi i pronës”.  Çuditemi si nuk kanë shkruar akuzat për “agjitacion e propagandë e minim të pushtetit popullor”. Vetëm këto i kanë ngelur për të zbatuar kodin e vjetër penal. Mjafton të shikosh këto akuza për të kuptuar sa larg kanë shkuar me procese politike këta. E drejta e tubimit është e garantuar në kushtetutë. Por më qesharakja është kjo e pronës. Cila pronës është dëmtuar? Rama, kryetari i qeverisë më të madhe dëmtuese ndaj pronës në Europë po akuzonte politikanin e opozitës për “dëmtim prone”? Dhe ku pale? Fiks në vendin ku deri tani ka dëmtuar pronën me një shpërdorim e dëm financiar prej 42 milion eurosh. Rama është kryeministri që nuk i ka lënë gjë pa shkatërruar këtij shteti. Nuk do ketë historia e shtetit tonë, shkatarraq dhe rrumpallist më të madh se Ed Rama. Dëmet e përditshme të tij, kushedi se sa vjet do të duan të ndreqen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...