Turpi i një arrestimi, Klevis Balliu, i burgosuri i dytë politik pas Fatos Nanos…

E mërkurë, 08 May 2019 17:20

Prej më shumë se 24 orë mbahet në burg një ish deputet. Ndërkohë që detyrohemi të shmangim kafet, sepse vrasës dhe kontrabandistë të çertifikuar, bredhin lirisht aty ku shërbimi është më luksoz, në qendër të kryeqytetit.

Krimi, për të cilin mbahet në burg Klevis Balliu, është kundërshtimi politik dhe qytetar, për përdorim dhune kundër protestuesve, që mbrrojnë gjakun dhe bukën e tyre, shtëpitë dhe pronat e djersitura për 30 vite. Jemi pra, në mes të një harbutërie të hapur të arrestimeve politike, të burgosjeve politike, të një gjykate dhe prokurorie të politizuar dhe që merr urdhëra, për të demoralizuar dhe për të trembur opozitën. Gjithmonë, ka, gjendet dhe sajohet një pretekst për të ndëshkuar politikisht një kundërshtar, kur forca e administratës dhe e shtetit, është në krahun e gabuar dhe vepron verbërisht nën urdhëra politikë, për ndëshkime dhe persekutime politike.

Kontrasti është i madh, po të mendosh dhe të ballafaqosh realitetin shqiptar, ku vrasës serial dhe kapobanda të trafikut të drogës, qënieve njerëzore dhe të trafikut terrorist të armëve, janë në gjëndje të lirë, apo të larguar në drejtim të paditur dhe përgjithmonë të pakapshëm. Krimi i Klevis balliut, është zhvilluar përpara kamerave, përkrah protestuesve dhe në ushtrim të së drejtës qytetare, për të ngritur një prag moral, qytetar dhe politik, kundër ofensivës së policisë dhe forcave special.

Aq më tepër në mesin e një afere të diskretituar, si edhe është tenderi i turpshëm I Unazës së re, kujtojmë 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Hajdutët e paturpshëm të kësaj grabitjeje kolosale, ngelur për fat në tentativë, janë sot të lirë, mund ti ndeshësh në kafene apo duke bërë shoping, në ristorante luksoze duke shpenzuar lekët e gjakut të shqiptarëve, pasi kanë parkuar dukshëm, makinat e tyre luksoze duke sfiduar krejt moralin e një shoqërie. Ndërsa ish deputeti Klevis Balliu, mbahet në burg krejt padrejtësisht, duke vulosur drejtësinë e Padrejtë shqiptare…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...