Lëvizja Vetëvendosja ka organizuar një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër ardhjes së Presidentit serb, Alekandër Vuçiç në Tiranë. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe ka shkruar deri në përplasje fizike. Policia iu ka bërë me dije protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosja se tubimi i tyre është i paligjshëm. Ndaj tyre madje është ushtruar edhe dhunë sikundër shihet në këto foto që sjell LAPSI.al Po kështu dy prej protestuesve janë arrestuar nga policia.