Ish-kryeministri italian, i penduar për emërimin e Mogherinit: Zero ndikim në politikën e BE

E Enjte, 09 May 2019 08:37

"Ndikimi i Federica Mogherinit në politikën e jashtmë europiane ka qenë thuajse zero", kështu është shprehur ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Gazeta italiane Corriere Della Sera njofton se në librin e sapobotuar nga Renzi, me titullin “Një tjetër rrugë. Ide për Italinë”, ish kryeministri thuhet se është penduar për betejën politike që bëri për zgjedhjen e Mogerinit, dhe thekson se përgjegjësia për këtë zgjedhje është e vetëm e tij.

Mes të tjerash Renzi shkruan se punët e jashtme duhet t’i kalojnë Këshillit Europian dhe të mos mbeten tek Komisioni Europian në formën e “përfaqësueses së lartë”, e cila “ka zhgënjyer me pritshmëritë që kishin për të”, duke iu referuar Mogherinit.

Renzi mendon se kancelarja Angela Merkel do të ishte personi i duhur për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së.

Kujtojmë se Renzi ia propozoi Mogerinin si shefe të diplomacisë dhe sigurisë Presidentit të Komisionit Europian (KE), Zhan Klod Junker në gusht të vitin 2014. Për më pak se një vit, Mogerini shërbeu si ministre e punëve të Jashtme në qeverinë e Renzit. Ndërsa në 1 nëntor 2015, Mogerini mori postin që mban edhe sot në KE.

Ish kryeministri loboi fort për këtë post të Mogherinit, ndërsa refuzoi edhe kërkesën e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe të Presidentit të asaj kohe francez Fransua Holond për të propozuar ish-kryeministrin Enriko Leta, si President të Këshillit Europian. Asokohe Mogherini ishte një ndër personat e tij më të afërt, por duket se ish kryeministri është penduar për zgjedhjen e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...