Në 21 janar nuk është hedhur asnjë gur”, Vasili: Si mashtroi Rama, është futur me makinë në kryeministri

Diel, 12 May 2019 17:48

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar reaguar pas konferencës së kryeministrit Rama me gazetarët, të mbajtur thuajse një ditë pas protestës së opozitës.

Në një dalje për mediat, Vasili u ndal më së shumti tek deklarata e Ramës se me 21 janar nuk u hodh asnjë gurë. Ndërsa e cilëson gënjeshtarë, Vasili shtoi se gurët nuk ishin asgjë dhe se Rama është futur me makinë në kryeministri.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, në fjalën e tij, nuk kurseu edhe akuzat ndaj OSBE-së duke dënuar në këtë mënyrë kritikat ndaj opozitës aktuale dhe protestës së organizuar nga ajo dje.

Deklarata e plotë:

Ndodhemi këtu së bashku pas një dite të jashtëzakonshme për Tiranën, por edhe për të gjithë Shqipërinë, ku pushteti kriminel dhe i kriminalizuar i Edi Ramës tregoi fytyrën e tij të vërtetë. Ai që është, një pushtet i lidhur me krimin, që do të jetojë dhe të mbahet mbi krimin, dhe i cili ka kriminalizuar dhe të gjithë strukturat e shtetit, duke filluar nga policia e para. Pak minuta më parë, krye gënjeshtari i Shqipërisë Edi Rama, fatkeqësia më e madhe e ulur ndonjëherë në zyrën e kryeministrit, gënjeu e mashtroi të gjithë dynjanë lidhur me bëmat dhe me krimet e tij të 21 janarit.

Për dijeninë e të gjithë qytetarëve dhe për tërë ata që duan të kujtohen, të cilëve kryeministri do t’u humbasë edhe kujtesën, të gjithë e kanë të kthjellët në mendje dhunën e ushtruar, goditjen jo vetëm me gurë, por edhe me flamurë të forcave të rendit, gjakosjen e forcave të rendit, gjë që ju do të keni mundësi ta ndiqni paralelisht në videon që po u transmetojmë, në mënyrë që t’i keni sa më të gjalla pamjet e atij momenti. Kujtoni më së miri sesi u përfshi Tirana në zjarr dhe në flakë dhe sesi ngazëlleu Edi Rama për kufomat, të cilave jo vetëm s’u bëri ndonjëherë drejtësi, por përkundrazi ata të cilët i akuzoi për 21 janarin, njërin prej tyre arrin sot ta kandidojë për kryetar bashkie. Agron Malaj ishte një nga ata të akuzuar të 21 janarit me bujurdinë e madhe nga Edi Rama, sot është kandidat për kryetar bashkie. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë qartë që 21 janari në të tërë skenarin e tij dhe të tërë ata që u vunë në funksion dhe në dispozicion të këtij skenari realizuan as më shumë dhe as më pak një tentativë për një grusht të pastër shteti, ashtu sikurse është mentaliteti i Edi Ramës për të realizuar grushtin e shtetit.

Me qenë se Edi Rama pretendoi se në 21 janar nuk është hedhur asnjë gur, për turpin dhe për gënjeshtrën e tij të pacipë, jo vetëm që s’ka qëlluar me gurë se gurët nuk i kishte gjë fare, por është futur me makinë në kryeministri. Ja ku është makina, me makinë ka hyrë jo me gurë, se guri nuk ishte gjë fare. Me qenë se do të rikujtoj se çfarë ka përjetuar Tirana, ja çka përjetuar Tirana në atë 21 janar. Këto janë flakët e Edi Ramës dhe të askujt tjetër. Ja çka përjetuar tjetër Tirana në 21 janar. Ky është Edi Rama i 21 janarit që me paturpësinë e një gënjeshtari e në kufijtë e idiotësisë përpiqet të fikë as më shumë e as më pak krimin e konsumuar dje.

Jo më larg se dje të gjithë shqiptarët kanë parë në mënyrë të veçantë rastin e zotit Sait Dollapi, sesi një turmë çakenjsh të kriminalizuar u hodhën mbi një njeri të vetëm dhe patë formën më të keqe, më të shëmtuar dhe më të neveritshme të dhunës, e cila është shprehje e tmerrit të madh të Edi Ramës, të cilit i duket se duke rrahur një person të vetëm do mundë frikërat e tij nga të cilat ai nuk mund të shërohet.

Edi Rama i ka përzier duart aq keq, saqë me qenë së paku Makbethin e ka lexuar, me gjithë pak shkollësinë e tij, këtë besoj e ka lexuar, nuk çlirohet dot nga halli dhe sindromi i duarve të cilat janë të lara me gjak, e të cilat sado t’i lajë më shumë do ta çmendin sesa do ta qetësojnë. Dje policia u soll në mënyrë kriminale dhe nuk kishte sepse humbte përqendrimin apo përmbajtjen, por u urdhërua në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe për ekzekutuesit e këtij akti kriminal publik tashmë, të parë anë e mbanë botës, jo vetëm në Shqipëri ka vetëm një rrugë: drejtësi deri në fund të ashpër e të rreptë, pa asnjë kompromis. Asnjë kriminel nuk mund të shpëtojë sepse i shërben Edi Ramës. Por do të përgjigjet një më një dhe ta kuptojë çdo njeri që tejkalon detyrën, ngre dorën mbi popullin, ngre dorën mbi shqiptarët, ngre dorën mbi qytetarët, do të përgjigjet një më një shumë rreptë. Së dyti do të përgjigjen një më një për helmimin masiv që i kanë bërë tre çerekut të Tiranës. Qindra mijëra qytetarë, fëmijë, gra, të moshuar, të sëmurë kronikë, qytetarë të zakonshëm u janë nënshtruar lëndëve helmuese kimike, të cilave u mbajnë të fshehtë përbërjen, por një gjë është shumë e sigurt, këtë ua them si politikan, po ua them dhe si mjek. Kanë dëmtime shumë të rënda serioze dhe shumë njerëz kanë vuajtur rëndë, kanë përballuar një stres shëndetësor të jashtëzakonshëm sepse një kriminel do të rri ca ditë më shumë atje në pushtet.

Njëherazi ky zotëri, ky gënjeshtar hipokrit që dhe mënyrën sesi qurravepset përpara kamerave e ka më të neveritshme sesa vetë gënjeshtra e tij na qau hallin edhe të raportin me OSBE. Po ca halli ka ky me OSBE. Shefi i OSBE së Tiranës nuk di se ku ka kokën.  Se ç’deklaron 20 minuta para nuk deklaron 20 minuta pas. Shqiptarët nuk dinë cilën OSBE të besojnë, atë që mbyll sytë përpara krimit, korrupsionit, trafikut të drogës që sot i thotë e nesër i mohon apo atë që thotë pas 10 minutash. Dhe ndaj kësaj qytetarët me zë dhe figurë, djem dhe vajza të reja, me një ndërgjegje të pastër llagar që nuk u rëndon asnjë lloj krimi në ndërgjegjen e tyre siç i rëndon këtij 21 janari dhe hajdutëria pafund, përzierja me kriminelët, vjedhja e votave dhe gjithë të tjerat, ishin aty për të treguar që shqiptarët nuk mund ti vërë njëri përfund. Le të vërë çfarëdo lloj etikete. Sepse ne e kemi shumë të qartë, e kemi ndarë qartë OSBE në njërin krahë me parimet e tij shumë të shëndetshme për votën e lirë, votën e ndershme dhe në një emisar të shitur të saj, i cili shtet etiketën e institucionit për interesa të ngushta, të vogla të tij.

Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme dhe qeveria tranzitore janë një rrugë nga e cila Shqipëria do të hyjë dhe do të shikojë dritën nëpërmjet saj. Për çfarë arsye? Sepse këtë do ti kthejë përgjigje një momenti shumë të rëndësishëm. Kemi një Parlament ilegjitim dhe një Kryeministër ilegjitim të dalë nga ky Parlament. Arsyeja? Është provuar botërisht jo më nga opozita shqiptare por nga Prokuroria shqiptare që votat janë blerë, janë shitur nën  presion nga krimi i organizuar. Dosja 339  e bërë publike nga Zëri i Amerikës, pra i vë vulën legjitimitetit. Pra është një Kryeministër ilegjitim, i paligjshëm. Largimi i tij është detyrë është mision, për opozitën dhe për socialistët. Nuk kanë votuar socialistët që të kenë një Kryeministër të paligjshëm. Parlamenti ka dalë nga votat e grabitura, ky ka dalë si produkt i këtij Parlamenti dhe ne duhet të bashkëjetojmë me legjitimitetin, sepse ky qe i zoti dhe i vodhi votat me kriminelë dhe meqë i vodhi votat, prononcoi qeverinë dhe 4 vjet shqiptarët do durojnë një produkt të kriminelëve sepse atë ditë ia hodhi pavarësisht se krimi u zbulua 6 muaj më pas.

Krimi nuk amnistohet kurrë dhe krimineli elektoral ka vetëm një emër. Kriminel elektoral. Dhe që në momentin e parë që dalë, po të kishte qenë një qenie me një minimum ndërgjegje publike dhe kombëtare sepse patriotike nuk e ka, do të ishte larguar vetë pa pasur nevojë që kurrkush të protestonte në rrugë. Por ky është i pari Kryeministër dhe i fundit në vend, i cili duke qenë i paligjshëm, këmbëngul të rri atje. Prandaj jam këtu ti them qartë Edi Ramës, nuk ka për të pasur asnjë hap pas. Nuk do të lejojmë ne paligjshmërinë tënde sepse të kanë zënë kriminelët nga fyti. Kurrën e kurrës. Jo vetëm që do largohesh se je ilegjitim dhe kjo është provuar botërisht, edhe shqiptari i fundit e di, edhe mbështetësi më i flaktë i yti e di shumë mirë që je ilegjitim. E shikojnë dosjen 339, i shikojnë të gjitha përgjimet, u vjen turp. Të gjithë në fund të shpirtit do thoshin më mirë të futemi në zgjedhje dhe të fitojmë në mënyrë të ndershme siç ka qenë dhe tradita e PS dikur por jo e kësaj Rilindje që drejton ky. Dhe për këtë arsye jo vetëm që do largohet dhe nuk ka rrugë shpëtimi por duhet të largohet një sahat e më parë sepse çdo kriminalizim i mëtejshëm që vazhdon ti bëjë vendit, qytetarëve është një përgjegjësi personale e tij. Dhe do të jetë përgjegjësi personale e kujtdo që tejkalon ligjin. Kujtdo që shkel ligjin, me uniformë apo me kravatë në qeveri. Askush nuk do të falet pasi po konsumojnë një krim shumë të rëndë makabër shtetëror.

Opozita do të jetë aty, si një front madhështor, i paparë në historinë e pluralizmit shqiptar për dimension për përmbajtjen  për fuqinë e udhëheqjes së kësaj proteste, që nuk kishte të bënte fare me 21 janarin kur ky gënjeshtar i cili bënte gjestikulacione thoshte ne nuk kemi kontrollin e protestës, e kanë në dorë qytetarët. Ky ka qenë mbjellësi i krimit, ky jeton mbi krim, ky do të gjallojë mbi krim. Ne duam të jetojmë mbi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi pushtete legjitime të vërteta të dala nga vota e popullit. Ndaj sot jemi të gjithë në rrugë, në shesh dhe nesër në 18:30, pikërisht për ti vënë një barrikadë të pakapërcyeshme krimit dhe kriminelëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...