Dhuna policore në protestë/ Rrjeti i Studentëve Europianë: Ishim dëshmitarë, protestuesit u përndoqën

Diel, 12 May 2019 20:36

Një ditë pas protestës së organizuar nga opozita e bashkuar, rrjeti i studentëve ‘Demokratë Europianë’ që mori pjesë në protestën e opozitës reagon për dhunën e ushtruar nga policia.

Përmes një deklarate, ky rrjet shprehet se janë dëshmitarë të dhunës së policisë ndaj qytetarëve dhe vetë Sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi.

 

“EDS ishte duke festuar mbylljen e një takimi të suksesshëm të Këshillit në Tiranë në mbrëmjen e 11 majit, kur papritur një erë gazi helmues u ndje në restorantin tonë. Të tmerruar dhe në vështirësi për të marrë frymë, u strehuam brenda dhomave të mbyllura të restorantit. Sekretarja e Përgjithshme, Sara Juriks, e cili nuk mori pjesë në protestë por ishte e pranishme vetëm në gjatë darkës në Kalanë e Tiranës, filloi të kishte shqetësime dhe miqtë e FRPD-së organizuan një ambulancë për ta çuar në spital.

 

Gjatë natës ne ishim dëshmitarë të dhunës së vazhdueshme të qeverisë dhe policisë kundër protestuesve të cilët u përndoqën, u dhunuan dhe u arrestuan.

Një prej tyre ishte z. Sait Dollapi, Sekretari Organizativ i PD.  “Krimi” i tij I vetëm ishte se ai u përpoq të vinte një maskë e cila do ta mbronte atë nga gazi helmues. Momentalisht ne jemi të gjithë shëndoshë e mirë bashkë me miqtë tanë shqiptarë, në pritje për tu larguar nesër në mëngjes”, shprehet rrjeti i studentëve europianë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...