‘Diktaturë e akullt…’/ Artistët vizitojnë Sahit Dollapin në spital

Hënë, 13 May 2019 15:07

Prej mbrëmjes së 11 majit, Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Ai u dërgua me urgjencë për mjekim, pas arrestimit me dhunë nga efektivët e policisë gjatë protestës që po zhvillohej para godinës së Parlamentit.

Pas arrestimit, policët ushtruan dhunë ndaj tij me shkop gome, duke i shkaktuar nxjerrje të njërës shpatull.

I shtruar në spital, Dollapi ka pritur shumë vizita, mes tyre edhe një grup artistësh e aktivistësh.

Elona Caslli, një ndër ta, ka publikuar foto nga spitali, nga ku tregon pse mori vendimin për ta vizituar zyrtarin e PD, edhe pse kishte dëgjuar shpesh në familjen e saj të flitej për të.

“Ishte hera e parë që e takoja. Në shtëpinë time e kisha dëgjuar të lakohej si emër shpesh nga im atë. Nuk i kujtoja detajet në saktësi, por kujtoja se në kujtesën e tim eti, është në listën e njerëzve të mirë në këtë qytet.
A është subjektiv im atë në vlerësim?! Ndoshta.
Por, vendimi im për të shkuar pranë këtij individi, ishte krejt objektiv pas asaj pamjeje të trishtë dhune, e cila u përpoq të jepte mesazhin e një diktature të ftohtë, të akullt dhe krejt të pamëshirshme…..!

Post Scriptum- Të shkuara dhe të fala nga im atë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...