Të rinjtë postojnë foto nga brenda komisariatit, policia rrëmben pjesmarrësit e protestës kundër qeverisë

Hënë, 13 May 2019 17:17

Policia e Elbasanit merr peng qytetarët që marin pjesë në protestat e opozitës.

Lajmin e bën të ditur ish deputeti demokrat Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook.

Duke postuar edhe foton e të riut që mbahen peng në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Boçi shprehet se, kjo nuk është policia e shtetit, por policia e juntës

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

POLICIA QË RRËMBEN
Policia e Elbasanit rrëmben e mban peng në ambjentet e Drejtorisë së policisë, qytetarët pjesëmarrës në protestat. Frika deri në palcë, ka detyruar Ramën e Lleshajn të nxjerrin urdhërat e tyre politikë për mbajtjen peng të qytetarëve. Me verbëri politike dhe si jeniçere e bindur, pa profesionalizëm e personalitet, policia i ka rrëmbyer ata që prej orës 13.00.
Rrëmbimi dhe privimi i lirisë së tyre bëhet sipas justifikimit se janë të rrezikshëm.
Shiheni vetë në foto rrezikshmërinë e tyre. Privilegjet e lirisë sot i gëzon nën këtë regjim policor vetëm krimi, killerat dhe grabitësit.Kjo nuk është policia e shtetit, por policia e juntës.
Protesta nuk ndalet me truket e shëmtuara të regjimit të neveritshëm të Ramës.

60192920_2317985961778577_8273149563867496448_n.jpg

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 17:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...