Ish-deputetja e LSI: Kushdo që e mban Ramën në këmbë, partner në krim

Hënë, 13 May 2019 18:29

Nga Floida Kërpaci/

Qeveria e Rilindjes në Shqipëri ka blerë pushtetin përmes krimit të organizuar dhe sot na ka vjedhur të ardhmen. Rrëzimi i saj është domosdoshmëri. Kushdo që e mban në këmbë, partner në krim.

Rinia nuk e ka në kulturë dhunën.
Rinia e sotme kërkon demokracinë që nuk e solli dot as rinia e '90, edhe pse sakrifikuan shumë për të, disa dhe jetën.

Ne e dënojmë fort dhunën e shkopave të gomës dhe të gazit helmues që u hodh mbi rininë e këtij vendi në 11 maj, pa kursyer edhe fëmijë që u mbytën në frymëmarrje e në lot prej gazit helmues të qeverisë autokrate.

Ne do të jemi sot në shesh më të vendosur se kurrë dhe do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike për të ardhmen time dhe të të rinjve si dhe për Shqipërinë që ëndërruan prindërit tanë.

Asnjë Hap pas!

Modifikuar më Hënë, 13 May 2019 18:30
Login to post comments