Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama tha në një prononcim për mediat nga selia në përfundim të marshimit, se me marshimin e sotëm, shqiptarët nuk ka forcë që ti ndalë në misionin e tyre.
“Me protestën e tyre, me marshimin e tyre sot shqiptarët demostruan se nuk ka forcë t’i ndalë, në misionin e tyre, Shqipëria europiane me zgjedhje të lira. Nën këtë frymë vendosmërie do të vazhdojmë ditë pas dite deri sa shqipëria të shpëtojë nga junta kriminale. Protestat revolta e marshimi i fitoret do të vazhdojë pa ndërprerje. “ u shpreh Luan Rama.