Protesta e ardhëshme e opozitës, Noka nga Shkodra: Do gjunjëzojmë kryehorrin

Premte, 17 May 2019 15:27

PD ka nisur punën për organizimin e protestës së 25 majit. I deleguari i PD-së në qarkun e Shkodrës, Flamur Noka tha se kjo do jetë protesta më e madhe që do zhvillohet nga opozita.

Ndërsa theksoi se do gjunjëzojë kryeministrin Rama, duke e quajtur një kryehorr dhe kryebandit.

“Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo dite drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturë. Largimi i tij emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do te gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama.”

Noka shtoi se Rama është rrëzuar nga qeveria de facto dhe se shumë shpejt do vijë dita që ai do rrëzohet de juro.

“Ajo që është e qarte sot, është se Edi Rama de facto është i rrezuar. Ai nuk po qeveris, por kapet me kthetra pas karriges. Shpreson se mund të shtyjë ditët ne pushtet duke shkatërruar shtetin. Shpreson dhe beson se mund te shtyje ditët duke e kthyer shtetin në policor, ku dhunon opozitën dhe qytetarët dhe jo bandat e krimin.

De juro do të jetë e shpejtë dita që do të largohet. Sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë për të. Është përpjekur të kërcënojë qytetarët me gjyqe politike, por burgu që kërcënon është vendi i tij. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë afron burgun e tij”, tha Noka.

Noka u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që më 25 maj të marshojnë drejt Tiranës për të rrëzuar qeverinë Rama.

“25-sa është apel për çdo shqiptar, të shkojmë drejt Tiranës dhe ti japim goditjen finale klikës se dhunës. Do të jetë protesta më e madhe dhe që do ti japë një leksion qeverisë së krimit”, deklaroi Noka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...