Një delegacion i opozitës shqiptare i kryesuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një sërë takimesh me përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe, të cilët po njihen me situatën politike që po kalon vendi që prej djegies së mandateve të deputetëve nga ana e opozitës.
Pjesë e këtij delegacioni është dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se gjatë takimit me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Leëis, Partia në pushtet në Angli, mbështet qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore.
“Londër me z. Basha dhe kolegë deputetë Bumçi dhe Gjunkshi
Takime me kryetarin e Partisë Konservatore Brandon Leëis, Partia në pushtet në Angli.
Partia Konservatore Britanike dhe Partia Republikane janë pjesë e të njëjtës aleancë Europiane ACRE, e cila ka mbështetur qëndrimin dhe kërkesën e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri transitore”, shprehet kryerepublikani Fatmir Mediu në komentin bashkëngjitur disa pamjeve nga ky takim.