Nga Tritan Shehu
Bashkeautoret e “shkembimit te territoreve”, po tentojne te zbehin disfaten e Berlinit duke perdorur “nacionalizma”, si ajo e “zgjerimit te Kosoves”, apo e “zhdukjes se Kufirit Shqiperi-Kosoves”.
Mbas “avullimit” qe pesoi ne Berlin ai projekt, konstatohet nje nervozizem me kercenime e deshperim nga Beogradi.
Dite me pare Vucic, me tej te tjere; nje minister i tij foli me ate tonalitet, por duke perdorur dhe “argumentat nacionaliste” te “ofruara” nga “pa pergjegjeshmeria shqiptare”.
Kuptohet, “projekti i territoreve” i shpallur ne gjuhen shqipe, ishte shume i cmuar per Beogradin.
Cfare i kishin premtuar Vucicit bashkeautoret per ta bere entusiazt ate ato dite dhe kaq te deshperuar, kur ai projekt u “zhduk” ne Berlin?
Pse heshtin sot keta, por vetem vazhdojne te perdorin si “gjethe fiku” refrenin e “bashkimit” me Kosoven te Presheves, Bujanovskit e Medvegjes, sikur te kishin te benin jo me Serbine, por me…?
Me tej, kerkojne te implikojne kufirin Shqiperi - Kosove si mbulese “nacionaliste e te deshtuarit”!
Populizma te tille furnizojne Beogradin & company me “argumenta e shpresa” per rihapjen e asaj ideje te rrezikeshme e ushqejne ate “projekt”.
Ne e Rajoni yne, kemi nje te ardhme, integrimin europian, duke i cvleresuar kufijte cdo dite gjate atij procesi, per t’i “zhdukur” ne BE.