Kur Edi Rama kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve si kusht të panegociueshëm

Saturday, 18 May 2019 12:11

Sot, kryeministri Edi Rama po flet për zgjedhjet lokale pasi ka mbledhur 61 kandidatët e tij dhe thotë se më 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe pa opozitën.

Kur ishte në opozitë, Edi Rama kërkonte diçka tjetër. Pikërisht në vitin 2006, në muajin dhjetor, ai ka theksuar në tri deklarata se kërkonte shtyrje të zgjedhje dhe se këtë kërkesë e kishte kusht të panegociueshëm. ”Kryeministri i Shqipërisë u trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të këtë, për këtë ju garantoj”, janë fjalët e Ramës më 24 dhjetor të 2006 por që sot ai ”po ha fjalët” që ka thënë. Sot, ai po bëhet Kryeministri që u frikësohet zgjedhjeve të lira.

18 DHJETOR 2006:

Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standardeve. Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standardeve, pasi ajo mundëson realizimin e listave të zgjedhësve, brenda 85-ditëshit të kërkuar prej nesh.

12 DHJETOR 2006

Jemi në një moment agonie të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot fatin e vendos vetëm vota e lirë dhe nuk ka Zot në tokë që e prek atë, sepse ne jemi forca e së ardhmes ndryshe. Ne duhet të jemi të gatshëm të sakrifikohemi në emër të Partisë Socialiste. Sot nuk është koha të mendohemi për greminën, por për të ardhmen. Ne kërkuam tri gjëra që i pamë si të panegociueshme për të garantuar ecurinë e procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

24 DHJETOR 2006

Kryeministri i Shqipërisë u trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të këtë, për këtë ju garantoj.

Modifikuar më Saturday, 18 May 2019 12:12
Login to post comments