Edi Rama nuk ka turp/ Ja ç ‘thoshte në 2006 dhe çfarë thotë sot

Saturday, 18 May 2019 13:08

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili sjellë në vëmendjen e publikut deklaratat që bënte kryeministri i sotëm i vendit Edi Rama në dhjetor të vitit 2006.

Në këtë kohë Rama kërcënonte publikisht kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha se nëse nuk do shtyheshin zgjedhjet, atëherë as zgjedhje nuk do të lejonte të zhvilloheshin.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili sqaron se zgjedhjet në atë kohë u shtynë me pretendimin e Ramës për një çertifikatë lindjeje.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama dje dhe sot...çfare i paturpi!!

Lexoni qe te gjithe se cfare deklaronte ne 24 dhjetor 2006 Edi Rama perpara zgjedhjeve lokale te janarit 2007.Zgjedhje,qe u shtyne me kerkese te Edi Rames per nje certifikate lindjeje.

Besoj se edhe gazetaret e analistet me te njeanshem me e pakta,qe mund te bejne eshte ta mbyllin gojen pasi ta lexojne kete deklarim.

Lexojeni çfare thoshte Edi Rama ne 24 dhjetor 2006:

"Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj."

Pra Edi Rama garantonte, ne 2006 qe zgjedhje nuk do te kishte.

Login to post comments