Gjatë vizitës së tij në Londër, kryetari i PD-së Lulzim Basha pati një takim edhe me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon atje.
Gjatë këtij organizimi kreu i opozitës bëri një tjetër premtim të bujshëm pas atyre për pagat e mjekëve dhe infermierëve e pensioneve.
Sipas tij, kur PD të vijë në pushtet taksa e rrugës dhe e qarkullimit nuk do të ekzistojë.
“Sot shqiptarët paguajnë dyfish, edhe taksën e rrugës dhe taksën e qarkullimit. Asnjë prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të vijë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë Shqipërinë, varfërojnë Kosovën. Duke i hequr këto të dyja çfarë do të mundësojmë ne? Do të ketë më shumë qarkullim dhe kjo është ndarja me thikë mes atyre që e kanë mendjen vetëm te taksat,v etëm te shtrëngimi, asaj që i them Shqipëria e frikës e Shqipëria e lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasurohen shumë më shumë me taksa të ulëta sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar. Dhe vetëm puna e pasuron një komb. Vetëm iniciativa e lirë e pasuron një komb”, u shpreh Basha.