Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së re”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se 6 muaj në rrugë.
Banorët kërkojnë anulim të plotë të projektit, pasi është korruptiv dhe paratë e vjedhura shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të lidhur me ta.
Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama edhe për protestën e 25 majit duke thënë ajo protestë duhet ta rrëzojë njëherë e mirë Edi RAmën.
Edhe gjatë protestës së sotme të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës, të cilët bënë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me 25 maj për të rrëzuar Edi Ramën, pasi sipas tyre për aq kohë që ai vijon të jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi.