Austria po shkon në zgjedhje të parakohshme për blerjen e votave, Vasili - Ramës: Ndiq modelin evropian

Saturday, 18 May 2019 20:46

Pas skandalit me publikimin e videos, ku zëvendës-kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare, ka ardhur edhe dorëheqja e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Ky i fundit, është shprehur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Duke u nisur nga situata e njëjtë me Shqipërinë, ku OSBE ka deklaruar se janë blerë votat në 20%, ish-deputeti i LSI Petrit Vasili i kërkon Edi Ramës të ndjekë modelin që na vjen nga BE.

Reagim i Petrit Vasilit:

Meso or ti Edi Rama nga Austria.

Ik,ik shpejt sa s'eshte vone!!!

Austria shkon menjehere ne zgjedhje te parakohshme per shkak se ne 2017 zv.kryeministri kompromentohet ne nje pergjim.

Ik,ik me vrap Edi Rama se ty te eshte qelbur qeveria tej e tej nga i pari tek i fundit,me nje mal pergjime zyrtare,me trafiqe,me koncesione e me dreq e me te bir.

Login to post comments