Vjedh magazina, por është nip biznesmeni! Ja kë emëroi Rama në krye të Hetimit Tatimor

Diel, 19 May 2019 11:17

Një tjetër person me rekorde kriminale duket se është zgjedhur për t’u emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë: Romeo Shehu. Dy janë meritat e këtij personi: e para se është akuzuar për vjedhje në një magazinë cigaresh kur ishte ende i ri dhe e dyta, se është nipi i Gaz Demit, një emri mjaft të njohur tashmë në qarqet politike dhe futbollistike për shqiptarët si biznesmen.

Denoncimi i ardhur nga një punonjës tatimesh në celularin e ish-Kryeministrit Sali Berisha është bërë publik në rrjetet sociale me këtë shënim. “Famozit Gaz Rama i besohet Hetimi Tatimor! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan me ironi Berisha.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Doktor...Romeo Shehu drejtori i ri i Hetimit Tatimor ne Tirane nipi i Gazment Demit i cili para disa vitesh u akuzua per vjedhje.
Me pare ka qene specialist ne zyren e hetimit tatimor te tiranes...kur eshte akuzuar per vjedhje nuk ka qene funksionar shteti...akuza ka qene per vjedhje ne bashkepunim te nje magazine cigaresh."

Modifikuar më Diel, 19 May 2019 11:29
Login to post comments