Homeland (Atdheu), një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo edhe të atyre fare pak të njohura, është kartolina që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të prezantuar Shqipërinë tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.
Ky album me pamje nga më të bukurat të natyrës së magjishne shqiptare, është përzgjedhur prej kryetarit Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike. Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin “Homeland”, këtë përmbledhje të eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.
Bisedat për situatën e rëndë politike në Shqipëri nuk e kanë penguar kryedemokratin Basha që të prezantoje edhe anën tjetër të medaljes, me të cilën shqiptarët mburren me të drejtë, natyrën e mrekullueshme, duke i ftuar miqtë e huaj ta vizitojnë Shqiperinë.