Gjatë ceremonive mortore të dy ushtarakëve shqiptarë, të rënë në krye të detyrës në Letoni, ra në sy uniforma e re e Bandës Frymore të Forcave të Armatosura dhe ajo e Truprojës së Nderit.
Ndryshe nga sa ka qenë më parë, uniforma e re ngjason shumë me atë të Çetnikëve serbë, të njohur nga shqiptarët mbi të gjitha për krimet e tyre çnjerëzore në Kosovë.
Edhe pse në prezantimin e tyre u fol se uniformat e reja ishin frymëzuar nga motive kombëtare, fotografitë e mëposhtme tregojnë se ngjashmëria me uniformën e çetnikëve serbë, kryesisht kapelja, është shumë e madhe.
Fotot dhe videoja e mëposhtme nuk kanë nevojë për shumë komente..