Del raporti në Vjenë: Krimi i organizuar po lulëzon në Shqipëri, Durrësi porta e kokainës!

Hënë, 20 May 2019 14:58

Ditën e sotme (E hënë, 20 maj 2019) është  publikuar në Vjenë nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, raporti për krimin e organizuar. Ky raport ka identifikuar vende të Ballkanit si Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si shtete ku krimi i organizuar po lulëzon.

Raporti, i bazuar në informacionet e përpiluara nga gazetarë dhe ekspertë vendorë, thotë se “fushat e qeverisjes së dobët, dobësia ekonomike dhe zonat e vendosura përgjatë rrugëve tranzitore kanë një probabilitet më të lartë për të qenë pika të nxehta për krimin e organizuar”. Ai argumenton se këto pika të nxehta janë mundësuar nga një ekonomi politike e krimit, që është thellësisht e rrënjosur në shumicën e vendeve të rajonit.

Për sa i përket të dhënave për Shqipërinë, raporti thotë se vendi ka pika hyrjeje të rëndësishme për kokainën që vjen në Europë nga Amerika Latine me dërgesa që vijnë kryesisht nëpër kontenierë në portin e Durrësit, të cilat më pas shpërndahen përmes Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe kontrabandohen drejt Europës Qendrore.

Gjithashtu theksohet se Shqipëria ka qenë prodhuesja më e madhe e kanabisit në rajon dhe se grupet e organizuara kriminale jo vetëm që e kontrabandojnë produktin në vendet fqinje të BE-së, por gjithashtu e shpërndajnë atë në të gjithë rajonin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...