Misioni ynë është një mision kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.
Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik.
Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama.
Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë.
Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike.