Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi në Durrës se Partia Demokratike nuk ka rrugë pazari me të keqen por vetëm për prespektivën europiane të vendit.
Ai akuzoi Kryeministrin Rama se i ka mbyllur dyert e Europës se nuk shkohet pa ndarjen e pushteteve, me një parlament të krimit, por me nje qeveri të njerëzve për njerëzit.
Dyert e Evropës i ka mbyllur Edi Rama se nuk shkohet pa ndarjen e pushteteve, me një parlament të krimit, por me nje qeveri të njerëzve për njerëzit.
Kjo është beteja jonë për shqiptarët.
Për 6 vite e gjysmë, ne e kemi luftuar këtë betejë në ditë të mira dhe të vështira. E kemi vazhduar këtë beteje kur tregonim ministrat nga i brendshmi në trafikun ndërkokmëbaër të drogës.
Ne e kemi luftuar këtë betejë, por të bindur se pa i çuar para drejtësisë kriminelët dhe politikanët e korruptuar, Shqipëria nuk shkon dot drejt Evropës.
Misioni ynë është mision kombëtar.
Dhe vjen kjo ditë që një Parti e madhe si Partia Demokratike duhet të vendosë nëse do mbajë rrugën e pazarit me të keqen apo duhet të shikojë prespektivë europiane.
Ne e kemi bërë zgjedhjen, Ne jemi në krah të njerëzve, Ne jemi në krah të Shqipërisë si Evropa.
Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit siç luan Edi Rama, sepse ne kemi një mision të jashtëzakonshme, ne jemi bashkimi që hodhem diktaturën e Enver Hoxhës.
Ne jemi në ballë të bashkimit që do ta rrëzojë krimin me çdo sakrificë.