Edhe pse kryeministri Edi Rama e ftoi publikisht në dialog pa kushte kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se largimi i Ramës është një hap i panegociueshëm që do ti hapte rrugë zgjidhjes së krizës politike.
Basha tha se opozita që ai drejton nuk do të pranojë teatër në kurriz të shqiptarëve.
Basha: Edi Rama ne nuk pranojmë teatër në kurriz të shqiptarëve, jemi ngritur kundër interesave tona politike. Ai i ka kapur të gjitha, por sot populli është i bashkuar. Për ti dhënë fund këtij teatri që i kushton vendit shumë kjo përballje ka sot në njërën anë pakicën më të tkurrur. Për ju është kjo betejë vëllezër dhe për ju do të jetë fitorja, që kurrë më Shqipëria të mos bjerë në duart e vetëm një njeriu dhe qeveria të mos jetë peng e kriminelëve. Largimi i Ramës është hapi i parë i panegociueshëm që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.”
Basha shprehu bindjen se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje vendore, por theksoi se nëse ndodh e kundërta shqiptarët do të hyjnë në çdo qendër votimi për të mos ndaluar kapjen e zgjedhjeve.