Urdhri i Ramës/ Anëtarët e PS kundër, PD e LSI pa komisionerë në KZAZ

E Enjte, 23 May 2019 12:56

Anëtarët e PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve e kanë çuar deri në fund porosinë e marrë nga Edi Rama që të mos pranojnë kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të pasur anëtarët në KZAZ.

Kërkesa e PD-së dhe e LSI-së është hedhur poshtë me shumicën e votave në KQZ, të cilët janë anëtarët e PS-së të drejtuar nga Denar Biba.

Kreu i KQZ-së Klement Zguri ka votuar pro kërkesës së PD-së e LSI-së, pasi sipas tij kërkesa është e rregullt dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit.

Pas votimit, kreu i KQZ-së Klemet Zguri u shpreh se PD dhe LSI mund ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve

Login to post comments