"Qëndrimi i Gjermanisë, fundi i Edi Ramës"

Premte, 24 May 2019 22:37

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Welle-n, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale siç po zhvillohen tani pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe se nuk do të jenë të gatshëm se pa u zgjidhur kriza e brendshme në Shqipëri të japin një ‘OK’ të tyre për çeljen e negociatave me BE-në.

Lidhur me qëndrimin e parlamentarëve gjermanë ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti.
Përmes një postimi në Facebook, ish-diplomati shqiptar shprehet se, “qëndrimi i deputetëve Wadepuhl dhe Schmidt, dy personalitete të CDU-CSU, partia e kancelares Merkel, mbi zhvillimet në Shqipëri janë vula fundore e fatit të Edi Ramës”.

 

“Qendrimi i deputeteve Wadepuhl dhe Schmidt, dy personalitete te Cdu-Csu partia e kancelares Merkel mbi zhvillimet ne Shqiperi jane vula fundore e fatit te Edi Rames. Ata ne emer te partise qeverisese te Gjermanise u shprehen kunder zgjedhjeve te njeanshme nga Rama dhe u shprehen per dialog i cili do te ishte i hapur edhe ndaj largimit te Rames. Pra zgjedhje vetem nuk do te kete! Kauza e opozites do te fitoje. Ndjeshmeria e gjermaneve, e miqve tane ne Bundestag, eshte shume e madhe. Personalisht kam zhvilluar dy vizita ne Bundestag, kam zhvilluar takime me deputete te komisionit te politikes se jashtme, ku deputete te rendesishem kane shfaqur shqetesim per gjendjen ne Shqiperi dhe kane mirekupruar opoziten shqiptare. Aletatet tane do te jene gjithnje e me shume me ne!”, shkruan Alizoti në postimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...