Berati niset drejt Tiranës për protestën që do rrëzojë Ramën

Saturday, 25 May 2019 16:05

Opozita do të organizojë mbrëmjen e sotme protestës e saj të madhe kundër kryeministrit Rama.

Mijëra demokratë nga gjithë shqipëria janë nisur ndërkohë në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e mbrëmjes.

Kështu bëhet e ditur se dega e PD në Berat u ka vënë protestuesve në dispozicion disa autobusëtë cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.

Dega e PD-së Berat prej ditësh organizoi punën me takime në grup-seksione në të gjitha nivelet, me qëllim organizimin e punës, në mënyrë që protesta të kishte pjesëmarrje sa më të lartë. Pranë mjediseve të PD-së u vu re edhe prezenca e shumë mjeteve të vogla private, të cilat po nisen me protestues të opozitës drejt Tiranës.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Beratit Gazmend Azizi, numri i protestuesve demokratë beratas që do t’i bashkohen protestës në Tiranë është rreth 900, ndërkohë që burime nga Selia e LSI-së konfirmojn? se rreth 400 protestues janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private. Organizime mësohet se ka pasur me mjete të vogla dhe mikrobusë edhe nga Bashkia Urë Vajgurore.

60806190_1281454075348830_644121669924814848_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...