Basha ngre turmën peshë: Mesazhi nga populli “Rama ik”

Saturday, 25 May 2019 20:14

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se aspirata që ka mbledhur shqiptarët në kauzën e tyre është Shqipëria si gjithë Europa. Para mijëra protestuesve, Basha tha se ky bashkim është garanci kombëtare për fitoren e betejës.

“Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës sonë për shqipërinë si gjithë Europa.
Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota shohim e dëgjojmë shpresën e një kombi të ngritur më këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me vendosmëri, me një mesazh të prerë ta dëgjojë gjithë bota ‘Rama ik’.
Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim. Për herë të gjashtë në këtë shesh, dhjetëra herë në këto muaj zgjimi kombëtar.

Nuk ka në Europë kryeministër që të kapet duke vjedhur zgjedhjet. Nuk ka në Europë politikan që ta mbushë partinë e tij, gr e tij parlamentar me përdhunues, vrasës e trafikantë e të mos shporret e të shkojë para drejtësisë.
Standardet e Europës, vlerat e Europës do të ishin diktuar me dhjetëra herë.
Sot e deri sa të bëhet realitet dhe shumë shpejt do të bëhet kam një mesazh nga populli Rama ik.
Ky është mesazhi i sovranit, tash tre muaj qëndresë. Ky është mesazhi i sovranit, i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake e krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës më të thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në parlament. Njeriun që për pushtetin e tij shkatërroi gjykatat, kapi prokurorinë, paralizoi drejtësinë, njeriu që e kthehu Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar. njeriut që vodhi taksat e popullit më të varfër dhe ia dha një grushti oligarkësh, grabitqarë, një grushti kriminelësh duke i hequr bukën e gojës fëmijëve”, deklaroi kreu i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...