REDAKSIONALE
Dy ishin ngjarjet e mëdha që ndodhën mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: E para shqiptarët u bashkuar më shumë se kurrë në histori nën një zë kundër krimit të organizuar në qeverisje dhe e dyta të gjithë ‘kasandrat e dhunës’ u dëshiruar.
Dje u dëshpërua i gjithë enturazhi i Kryeministrit Rama, që e donte kaq shumë dhunën në protestat e opozitës, saqë bënte ç’ është e mundur për të provokuar apo për ta nxitur konfliktin.
Dje u dëshpëruan të gjitha ‘shërbesat mediatike’ të Ramës të cilët prej muajsh flasin për një gjoja opozitë shqiptare të dhunshme dhe ishin të ‘verbër’ ndaj dhunës së pashoqe të Ramës dhe policisë në shërbim të tij. Mediat pra qeverisë provokonin, i frynë çdo ditë faktit që në protestat e opozitës kishte gjithnjë dhunë.
Por edhe kanale të caktuara mediatike u dëshpëruan dje. Prej kohësh tashmë në shërbim të Ramës ata mezi prisnin të raportonin dhunën, gjoja të ushtruar nga protestuesit.
Ndaj opozita dje përveçse tregoi edhe një herë që është shumicë në këtë vend, ia theu hundën të gjithë kasandrave të dhunës. Mrekullia e protestës së djeshme do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve për nga pjesëmarrja dhe qytetaria e treguar! 55NEWS.AL