Kreu i të rinjëvë demokratë Belind Kelliçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes e së fushatës për zgjedhjet për Parlamentin Europian të Partisë Popullore Europiane në Mynih.
"Emocion i jashtezakonshem pjesmarrja ne mbylljen e fushates se EPP (Partise Popullore Europiane) ne Mynih. Zgjedhjet e sotme jane historike per Europen pasi kandidati i EPP per President te Komisionit Europian Manfred Weber, me eksperiencen dhe vizionin e tij eshte i vendosur per ta mbajtur BE te bashkuar rreth vlerave te Kristian Demokrateve Europiane dhe larg populisteve e nacionalisteve te cilet duan te shkaterrojne Europen" shkruan Belind Kellici.
Me tej kreu i FRPD shrkuan se: "Gjate kesaj ngjarje te rendesishme pata mundesine te takoja personalisht Kryetaren e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer e cila eshte e vendosur per te vijuar punen fantastike te Kancelares Merkel dhe per ta mbajtur Gjermanine superfuqine ekonomike dhe politike te Europes. Gjithashtu pata mundesine t’i uroja suksese Manfred Weber per zgjedhjet europiane ne diten e sotme dhe ti kerkoja mbeshtetje ne rivendosjen e demokracise ne Shqiperi. Ne permbyllje te ketij aktiviteti, nuk mund te mungonte dhe takimi me mikun e madh te Shqiperise dhe PD, Presidentin e EPP Joseph Daul, i cili ka qene e vijon te mbetet nje mbeshtetes kryesor dhe promotor i vlerave dhe parimeve themelore te demokracise funksionale ne vendin tone.
Me Manfred Weber, Europa ne vitet e ardhshme do te jete shume me e forte, e bashkuar dhe perspektiva Europiane e Shqiperise me e qarte dhe e sigurte".