Në Austri, kancelari Sebastian Kurz, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministrja Theresa May, dhanë të dy dorëheqjen.
I pari për shkak të një skandali korrupsioni të partnerit të tij të koalicionit, ndërsa e dyta, për shkak se nuk arriti të finalizonte projektin që mbështeste.
Të dy këta politikanë kishin fituar votat e shumicës për ta qeverisur vendin, por nuk u fshehën mbrapa numrave për paaftësitë e tyre. Ata morën përgjegjësi politike e morale duke dhënë dorëheqjen.
Por nuk po ecën në të njëjtën linjë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe pse ka kaluar nga skandali në skandal, edhe pse në Prokurori po qëndrojnë dosjet ku tregohet se si forca e tij politike ka vjedhur votat në zgjedhjet e 2017-ës, edhe pse dhjetëra mijëra njerëz po i protestojnë poshtë dritares, sërish nuk po e ndërmerr aktin që do i jepte fund krizës politike në Shqipëri.
Frymëzuar nga lëvizjet më të fundit në kancelaritë e Europës, ka reaguar sërish ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Nëse britanikët prisnin Brexit, shqiptarët presin Edxit, është mesazhi i Manjanit.
“Ne presim Edxit...”, shkruan Manjani në postimin e tij të fundit në Facebook.