Protestën e djeshme të opozitës para kryeministrisë e ka komentuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani.
Përmes një postimi në Facebook, ish-presidenti krahason të djeshmen me protestën e PS në maj 2011, ku spikaste ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri teksa sulmonte forcat e policisë. “Protesta e opozitës në Maj 2019, kundër kapjes së zgjedhjeve nga krimi i organizuar DHE Protesta e opozitës në Maj 2011, për karrigen e Edi Ramës, personi në sulm mbi trupat e policëve më pas u bë Ministër i Brendshëm e sot gjykohet për bashkëpunim me krimin e organizuar.