Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e konsideron lajm të mirë për Shqipërinë fitoren e Partive Popullore Europiane (PPE) ne zgjedhjet per Parlamentin Europian.
Sipas tij, rezultati konfirmon se PPE kanë rol thelbësor në drejtimin e institucioneve europiane.
“PPE konfirmohet si partia kryesore në kontinent me rol qendror në drejtimin e institucioneve europiane, Manfred Weber si kandidati udhëheqës për postin e presidentit të Komisionit Europian konfirmon mandatin e tij. Lajm i mirë për Bashkimin Europian; lajm i mirë për Shqipërinë evropiane që dëshirojmë“, shkruan Pollo në një postim në ‘Facebook’.