Mbyllja e votimeve në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian nxorri fituese partitë e qëndrës së djathtë dhe së djathtës sai përket zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se Bashkimi Europian duhet reformuar.
Ndërkohë nuk mungon ironia e tij me eksponentë të BE në vendin tonë.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Të majtë e të djathtë, ekstremistë e centristë, fitimtarë e të mundur në Bashkimin Europian bien dakort që:
Bashkimi Europian duhet REFORMUAR.
Romana-Mogherini-Hahn na çanë atë, kokën dmth, duke na reformuar. Po këta paskan qenë të pa reformuar për vete...
Po mirë, le t'ja nisin reformës! Të emërojnë Ramanën se vërdallë pa punë e kanë, si kapedane të reformës.
Të marrin edhe Calaverën e ONM se do ju duhet që t'ua monitorojë reformën.
Ta marrin edhe Sorecën, që të dënojë publikisht cilindo që do protestojë kundër reformës së BE.
Ndërkohë kanë edhe burime të tjera që mund ti konsultojnë me ditë pune si pensionistë si psh Knut-i apo edhe Boschart, i cili del në pension së shpejti...
Aman, veç të reformohen iher ata, pa pret puna jonë...