Pse Arta Marku e “harroi” Rinasin?

Hënë, 27 May 2019 18:56

Në fjalën e sotme gjatë raportimit në Kuvend, e përzgjedhura e Ulsi Manjës, foli e foli, na sqaroi vrasjet dhe krimet që i shohim çdo ditë në media dhe që na e bëjnë edhe më të “qetë” skëterrën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur Rilindja vendin, por pa dashje “harroi” mega vjedhjen e Rinasit. Kryeprokurorja që mëzor e bën detyrën dhe kur lëviz ndonjëherë është vetëm hatri i madh i rilindjes nuk na tha asnjë fjali se ku ka shkuar milionat e eurove që u vodhën në një aksion spektakolar në objektin e sigurisë së lartë siç është aeroporti i Rinasit.
Në mënyrë absolute kjo nuk është harresë. Ky është respektim i paktit me sektin e rilindjes, në shkëmbim të mandatit me 69 vota të shkeljes më të madhe që është bërë ndonjëherë, i paktit pozitë-opozitë për realizimin e të ashtuquajturës reformë në drejtësi.
Goditjen e parë kjo reformë e mori me caktimin e të përzgjedhurës së Ulsi Manjas, në krye të organit të akuzës. Dhe ashtu siç respektohet pakti për drogën, pastrimin e parave, kokainës dhe vjedhjen e votave, respektohet edhe pakti për heshtjen e vjedhjes së Rinasit.
Me aq kulturë sa kemi nga kodi penal, mosveprimi në çështje të tilla përbën vepër penale.

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...