Ja pse PS dhe Rama nuk e uruan shqiptaren Arba Kokalari

Hënë, 27 May 2019 21:45

Nga Gent Strazimiri/ 

Vlerësojuni sinqeritetin, dhe ... reflektoni!!
Mos prisni një urim nga "Partia", për Arbën!
Qoftë edhe hipokrit, të ftohtë, të sjellë...për shkak të rrethanave! As edhe një reagim "model 1974" sado periferik e të tipit: Partia ngushëlloi vëllain Knut për humbjen! Partia uroi miken e Shqipërisë Arba për fitoren (siç e bënin për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë)...
JO!
"Partia" nuk e uron dot Arbën si e gjithë shqiptaria, as nuk gëzohet dot për Arbën si e gjithë Shqipëria!
Arba është Musineja, është dinjiteti që u qëndroi përballë në emër të dashurisë për Shqipërinë, të cilën e donte SOCIAL-DEMOKRATE... jo të djathtë...
Arba u tregon se Musineja është gjallë, që dashurinë e saj për Shqipërinë nuk e shuajtën dot nëpër gjyqe, burgje, internime, përkundrazi: Shqipëria e Musinesë sot është në Bruksel! Po aq e dinjitetshme, po aq e pastër, po aq e dlirë vetëm me një ndryshim: është më e qeshur... si dielli, si liria!
Ata kanë zgjedhur "Partinë" përballë Shqipërisë! "Partinë" që i bëri gjyqin Musinesë dhe dashurisë së saj për Shqipërinë, që dënoi e masakroi Musinenë dhe dashurinë e saj për Shqipërinë!
Sot që "Musineja" është eurodeputete, gëzon Shqipëria, jo "Partia"!
"Partia" sot e ka ditë zie, si gjithmonë kur arrin diçka Shqipëria....
Gjithësesi vlerësojuni sinqeritetin... dhe mundësisht... reflektoni!
Gëzimi dhe krenaria për Arbën nuk duhet të zgjasë sa gëzimi se "kape skedinën"...
"Musineja" jonë na nderoi në Evropë, pa ndihmën tonë, larg nesh, në një realitet diametralisht të kundërt... tek ne do kishte qenë një e marxhinalizuar më shumë në listën boll të gjatë e të zgjatur të "musineve" në një atdhe që lëngon ende paqësisht nën thundrën e "Partisë" që nuk pyet për Shqipërinë, e që ushqehet me "musinetë" që ne ia orfojmë në pjatë me indiferencën tonë, tash gati 80 vjet!!!


Urime Arba, Musineja jonë!!!
Dhe të lutem vazhdo duaje këtë atdhe mosmirenjohës! Nuk është faji i Atdheut, duhet thjesht ta çlirojmë nga "Partia"!!!!

61150000_2341485435909205_8104044757119926272_n.jpg

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 08:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...