Letra jo publike/ Piktori Edvin K Rama i shkruan kryeministrit Edi Rama…

Tuesday, 28 May 2019 10:01

Nga Boldnews.al

Ai ka vendosur mos heshtë, Edi Ramën (kryeministrin) e njeh mirë, ka qenë dhe është gjithnjë me të, por kohët e fundit ka një zemërim deri në ankth se të adhuruarin i tij po e nxjerrin nga udha. Diçka nuk shkon. Piktori Edvin K Rama e adhuron kryeministrin Edi Rama dhe për të mirën e këtij të fundit, vendosi t’i shkruaj një letër, sidomos tani që kreu i qeverisë shkruan, por akush nuk i përgjegjet!

Zoti Kryeministër

Më duhen pak rreshta për të prezantuar veten, pasi nuk dua të zë hapësirë para Madhështisë Suaj. Unë jam Edvin K Rama, me profesion piktor. Që në nisje të kësaj letre të shkurtër, dua të theksoj se jam mbështetësi Juaj në jetëgjatësinë politike të ndritur. Kam 29 vite që Ju ndjek. Keni qenë frymëzimi im, për ato piktura që kam realizuar, pavarësisht se shumëkush mi konsideron si surreale, dhe pa asnjë botë. Erdhe në politikë si Ministër Kulture, në vitin e largët 1998, Ju keni ecur shumë prej asaj kohe.

Shndrije mbi të tjerë. Mahnitesha me karrierën Tuaj. Por sot jam i trishtuar! Në gjashtë vitet e fundit që Ju jeni kryeministër kam dëgjuar, madje edhe faktuar gjëra që nuk do doja kurrë ti atribuoheshin Madhështisë Suaj. Frika e madhe më ka kapluar çdo qelizë kur dëgjoj njerëz të pabotë që thonë se Ju keni ardhur në pushtet me vota të blera dhe për lidhjet e bashkëpunëtorëve tuaj me trafikantë droge.

Dëgjoj edhe se qeveria është mbytur në afera me konçensionet PPP-të. Oligarkët janë shtuar, kudo marrin leje ndërtimi, zhfrytëzojnë çdo pasuri të vendit etj. Ua kanë me të futur të gjithë! Unë besoj tek Ju, që këta gjëra po ndodhin, por jashtë dijenisë Suaj. Goja nuk ma nxë, por po Jua them me bindje se para do kohësh kryetari i Bashkisë Erion Veliaj donte të ta fuste. Po shfrytëzonte protestën e studentëve që t’Ju shembte Juve. Largqoftë për pak ndodhi, por për fatin e mirë Tuajin dhe timin, ti mbahesh fort, por me modestinë time Ju sugjeroj të jeni më vigjilent. Nuk po zgjatem më shumë, për të mos marrë nga koha juaj e vyer! Me shpresë të madhe që dikur do më lexoni….

Miku Juaj deri në përjetësi, Edvin K Rama…

PS: Emrin e kam ndërruar për hir të Madhështisë suaj, quhem Edi!

I dashur adashi im!

-Që në hyrje dua të them se truri të paska ikur me pushime, kam frikë se do jenë shumë të gjata, mbase të përjetshme! Po e nis nga fundi. Më thoni se nuk me merrni kohë nga puna ime e ngarkuar. Po kjo është puna ime. Medemek më ndiqke dhe akoma nuk e ke kuptuar se nuk ma ndjen të qeveris me akte e shkresurina shteti, por në Facebook, Tëitter, ERTV dhe studiot televizive, kur të ma dojë qejfi, e madje i telendis të ftuarit, pasi u pëlqen të telentisen prej meje.

Unë propagandoj, jap një Shqipëri surreale, për të të ftilluar edhe ty në piktura, por ndjesë që po ta them, por ngasa më keni shkruar, kuptoj se paske ende fije idealisti, por ty nuk të bëka derman as Guruja e Damianit tim.

-Qenke edhe piktor, hahahaha…., (sa kisha pa qeshur me shpirt), që nga koha kur ata vandalët e Kukësit mu ngritën në protestë kundër tarifës së rrugës. Ndoshta ti nuk e meriton të të shkruaj, pasi një copë piktor i dështuar qenke, por të them të drejtën nuk kam punë, se unë shkruaj dhe ata nuk përgjigjen, je i vetmi që me ke zhgaravitur një letër që ti e quan të shkurtër, por unë konstatoj se qenka fort e gjatë duke kuptuar dritëshkurtësinë tuaj. Kujti i thua ti Ju? Madhështia Juaj…, etj etj? Nga mënyra si shprehesh dhe shpresa se do të ndryshoj, më fal që po ta them, por mendoj se jetonkeni në botën iluzive, si ministrja ime, Lisa.

-Më thua që ke dëgjuar për prapësitë qeveritare. Po mo Po, janë të vërteta. I mban mend o humbameno konçensionet në shëndetësi. Iliri, Iliri, Iliri të gjithë, por isha unë pas çdo konçensioni. Vijova me rrugët. Po nuk kam lënë cep të vendit pa e dhënë me konçension. E zotrote, këtu në FB më bën si trim, si analist, duke iu përngjarë atyre të kazanit, pasi për ty është e lehtë të konstatosh.

Mua ma di shpirti çkam hequr që tu mbushja mendjen oligarkëve për përqindjen e fitimeve që duhet të shkonin për Rilindjen dhe Kryerilindasin. Kujton se është e lehtë tua zbrazësh xhepat shqiptarëve? Po unë e bëra! Zotrote ka lënë penelin dhe me siguri je i larë deri në llërë nga boja dhe ke kapur kapur penën të shkruash. Pse nuk e përmend që në gjashtë vite kam degdisur jashtë vendit 450 mijë shqiptarë, shumica të rinj?

E pra, e arrita unë këtë. Kush tjetër do e realizonte largimin e tyre, për më shumë disa të shkolluar. Unë ua burgosa mendimin, pasi janë pengesë për udhën time. O Zot si vazhdoj të qeveris njerëz si ti…! Thua paske dëgjuar se kam blerë e shitur vota, madje dinke edhe fakte!

Këtu do ndalem pak më gjatë. A kam ardhur në pushtet në mandatin e dytë me vota të blera dhe me angazhimin e botës së krimit?!. Po mo po. Si do vija ndryshe unë, mos dhashë ndonjë program? Me tuta dhe batuta të forta gajasa vendin, e në fund për siguri thirra bashkëpunëtorët e mi, që goja jote e ligë nuk dua të mi ofendojë më.

Droga, groga, droga… Po mor adashi im. Drogë që ka parë vendi në vitet 2016-2017 ska shans ta bëjë më asnjë vend në botë. Zotrote ndoshta nuk ankohet se ke parë edhe raportet ndërkombëtare. Po ul një herë kokën poshtë…, cfarë sheh? Me siguri një gropë të hapur pallti, ngrije lart tani më në distancë? E pra e sheh kullën o humbaneno. Me paratë e kujt u ngritën? E zotrote ankohesh për drogë.

Hahahahaha… Më bëre të qesh për dy herë. Lali Eri të ma fusë mua…! në një pikë ke të drejtë, donte të më rrëzonte, por nuk ia arriti. Unë e bëra sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës, se u ndosha ngushtë, por hak pa marrë nuk kam për ta lënë. I doli një dosje që kishte blerë 5 mijë euro një pishë…, prit piktor prit se nuk ke parë gjë akoma.

Thua për blerje votash… Mi zbuluan, sidomos ata legena përgjuesish. Regjistruan edhe dosjen 339, 339/1 dhe 184. Po sot ku janë ata që bërtisnin; “do e shohësh kur të zbulohet afera”. Kush do i zbulojë? Po ta them jo në konfidencë se tashmë e dinë të gjithë, por Arta dhe Donika po i varrosin ato dosje. Dhe unë i solla me vetëdije të më shërbenin.

Nëse në të ardhmen do ndryshosh sadopak, mos mu habit që të ftoj në kabinetin tim. Dhe mos kujto se nuk e bëj. Unë bëra ministër Financash mësuesin e anglishtes, dhe ministër të Jashtëm 28-vjeçarin me 14 përvojë politike, që sa herë pyes për të, më thonë është në bibliotekë… Shpresoj të ndryshosh, se po me nise letër tjetër që nuk më pëlqen, do i them Sandrit ta fusë një bombë gazi lotsjellës mu në studion tënde dhe policët e Rilindjes të të plasin në qeli. Kaq për sot! Një këshillë, thirri mendjes. Edi

Shënim: Personazhet koiçidojnë, biseda ndoshta jo!

Modifikuar më Tuesday, 28 May 2019 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...