Spahiu: Opozita të bëjë thirrje për masën ekstreme të mosbindjes civile

Tuesday, 28 May 2019 12:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se për faj të tij, shqiptarët duhet të paguajnë 140 milionë euro  biznesmenit italian, Francesco Becchetti, dhe për këtë e shumë arsye të tjera, sipas tij, opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu, ndër të tjera, shkruan: “Për një kilometër rrugë paguajmë 20 milionë euro. Në 6 vite nuk kemi rritje pagash e pensionesh, kur këta të korruptuar nuk i heton apo dënon askush, them që opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile”.

Postimi i plotë i Spahiut

Kur vetëm për një fjalë goje të KM-s duhet të paguajmë 140 milionë euro, kur për një kilometër rrugë paguajmë 20 milion euro, kur ndihma ekonomike përgjysmon familjet në nevojë dhe administrata dyfishohet me militantë partie, kur miliona euro shpenzohen nga 236 tendera sekretë, kur në 6 vite nuk është ndërtuar asnjë km rrugë, kur në 6 vite nuk kemi rritje pagash e pensionesh, kur këta të korruptuar nuk i heton apo dënon askush, them që opozita duhet të bëjë thirrje për masën më ekstreme të mosbindjes civile.

Mospagimi i taksave dhe tatimeve sektit më të korruptuar që ka njohur vendi, Rilindjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...