VIDEO/ Basha: Nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Ramës …

Tuesday, 28 May 2019 17:26

Kreu demokrat Lulzim Basha, nga qyteti i Elbasanit, ku zhvilloi një takim me aktivin e zgjeruar të degës së PD-së, tha se qytetarët janë më të vendosur se kurrë, më të qartë se kurrë, me një mesazh të vendosur që ushton nga zemra e Shqipërisë, që do të jetë edhe zemra ekonomike e vendit.

Basha shprehu mirënjohjen për pritjen që i kanë rezervuar në Elbasan, ndërsa theksoi se 110 të rinj dhe të reja, i bashkohen shtëpisë së lirisë për t’a bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Nuk ka mesazh më të qartë se ky, kur betejës së shqiptarëve për liri, i bashkohen të rinj dhe të reja, se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës dhe bandës politike që kanë marrë peng vendin”, tha Basha, ndërsa shpeshherë fjala e tij është ndërprerë nga thirrjet “Rama ik”.

Basha tha se oligarkia ka marrë peng dhe po i merr frymën ekonomisë shqiptare, ndërsa theksoi se Rama është projektuesi i aleancës së politikës me krimin.

“Rama po bëhet gati t’a kthejë Shqipërinë në monizëm, po bëhet gati t’i nxjerrë shqiptarëve kamzhikun e diktaturës, po çimenton pushtetin e bandave. Por a do e pranojmë ne këtë? Kurrë, ndaj të dielën do të bëhemi të gjithë bashkë më të vendosur se kurrë”, tha Basha.

Sipas tij, korrupsioni nuk është një problem i ri, as nuk i takon vetëm një partie politike, por kurrë më parë aferat korruptive nuk kanë marrë këto përmasa shtazarake.

“Po i marrin fëmijëve shqiptarëve paratë, po i marrin pensionistëve paratë, po i marrin shëndetësisë paratë, janë qindra miliona euro që u grabiten shqiptarëve nga një grusht hajdutësh, që tani vjedhjen e bëjnë me kontrata sekrete. Kjo bandë hajdutësh, sipas të dhënave zyrtare, ka vjedhur 4.6 mld euro, shumë e njëjtë me buxhetin e shtetit”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...