Gjashtë ish- deputetë të Partisë Demokratike po japin një konferencë për shtyp për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë.
Ish-deputeti Enkelej Alibeaj foli për procedimin penal që Policia i ka bërë atij dhe 5 kolegëve të tij për protestën e 16 shkurtit në Tiranë dhe atë që ndodhi më pas në Drejtorinë e Policisë.
“Kukullat në Prokurori, - tha Alibeaj, - zbatojnë symbyllur urdhrat politikë të një shteti policor. Për këtë jemi proceduar. 2 qershori do të jetë shumë më tepër sesa kaq për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarëve, pavarësisht përdorimit makiavelik që iu bëhet drejtuesve të dehur të Policisë apo Prokurorisë.”