Ish-deputeti Flamur Noka, ka bërë të qartë sot para medias pse ai dhe kolegët e tij ish-deputetë janë sot nën hetim nga Prokuroria, në një kohë kur Policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre në 16 shkurt.
“Ne,- tha Noka, - jemi përballë një tentative kërcënimi të deputetëve të opozitës nga qeveria. Nuk ka bërë vaki kurrë që në demokraci, punonjësit apo zyrtarët e lartë të Policisë të dhunojnë deputetë në krye të detyrës.
Janë munduar të fshijnë materiale filmike, por aty shihni në një moment që ka shpërndarë Policia politike dhe prokuroria politike ku punonjësi i Policisë ndalon fizikisht deputetët, i shtyn, që nuk lejohet se kanë deputet, por i kanë futur thonjtë në fyt kologut Strazimiri që është vizituar edhe tek mjeku për dhunën.
Unë kam ndërhyrë për të larguar punonjësin e Policisë që i ka futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Kjo është ajo që kam bërë unë. Thjesht kam larguar një punonjës Policie, që kapte për fyti deputetët. Ky është një rast i paprecedentë. Kjo është çështja për të cilën ne kemi bërë kallëzimin penal.”